Topallaj: Procesi në PD njëlloj si në 2017, vetëm se sot ka humbur për herë të dytë


I ftuar në PolitikON nga Alfred Lela në RTV Ora, anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj u shpreh se ajo që po ndodh tani në PD është një Deja Vu që ka ndodhur në vitin 2017.

Topallaj: PD-ja është drejtuesja e opozitës në vend prandaj ka një vend të veçantë për të folur për të. Ajo që po ndodh tani në PD është një Deja Vu që ka ndodhur në vitin 2017. Nuk ka asnjë ndryshim ku PD mori një rezultat më të dobët, por humbja e kësaj radhe është shumë më e rëndë pasi është për herë të dytë.

Mesazhi që na vjen nga PD-ja është se demokracia në institucione dhe parti ka degraduar aq shumë sa nuk na bën përshtypje më që një kryeministër si Rama merr një mandat të tretë dhe bëhet gati për të katërtin.

 

EMISIONET