Topallaj: Me logjikën se zgjedhjet janë të vjedhura PD do të rrijë në opozitë deri në 2030


I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Fabian Topallaj nga Bindja Demokratike u shpreh se me logjikën se zgjedhjet janë të vjedhura PD do të rrijë në opozitë deri në 2030.

Topallaj: Logjika e atyre që thonë se nuk duhet të diskutojmë se kush është në krye të PD-së dhe ndryshimeve në këtë parti, është fakti se nuk kemi pasur një garë të drejtë me Ramën dhe se ai e ka vjedhur këtë garë në 25 prill.

Vetë tha Basha se nëse kritikët e tij nuk besojnë se zgjedhjet nuk janë të vjedhura, ai jep dorëheqjen, përndryshe do të vazhdohet beteja me të njëjtin lidership. Me këtë logjikë PD do të rrijë në opozitë deri në viti në 2030 se Rama do t'i rrisë më shumë kapacitetet e veta.

 

EMISIONET