“Tokë e zanun”/ Qindra shezlonge zaptojnë hapësirat publike në Divjakë e Seman

Qindra shezlonge kanë zaptuar hapësirat publike në plazhet e vendit tonë. Në Seman, Divjakë e Ksamil, qytetarë të ndryshëm kanë zënë plazhin publik, ndërsa disa prej tyre edhe janë proceduar penalisht, ndërkohë që autoritetet për të disatin vit me radhë duket se nuk janë në gjendje që të sigurojnë plazhet publike që në fillim të sezonit.

Zënia e plazheve publike nga qytetarë të ndryshëm, është një problem që shoqëron vit pas viti sezonet turistike në Shqipëri.

Edhe pse institucionet shtetërore çdo vit bëjnë aksione sporadike për këtë problematikë, ata nuk kanë mundur që të ndalojnë zënien e hapësirave publike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

24 çadra dhe 53 shezlongë u sekuestruan këtë të shtunë në Plazhin e Semanit, ndërsa u procedua  penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse. 

Ndërkohë pak ditë më parë, në Darëzezë të Divjakës 3 persona u proceduan penalisht për të njëjtën shkelje, ndërsa u sekuestruan 169 çadra dhe 338 shezlongë.

Aksione për lirimin e hapësirave publike ka pasur edhe në plazhet e tjera të vendit.

Një ditë më parë në Ksamil, u sekuestruan 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në një nga zonat më të lakmuara të Jugut tek  “3 Ishujt” në Ksamil.

“Tokë e zanun”/ Qindra shezlonge zaptojnë hapësirat

EMISIONET