Tobli: Shteti po na persekuton, projekti ka ndryshuar

Skënder Tobli, banor i zonës së Babrrusë, në një intervistë me gazetaren e  Ora News Sonila Musai u shpreh se projekti në zonën e tij ka devijuar

Ai u shpreh se me projektin e parë nuk prekej asnjë shtëpi, ndërsa me ndryshimin preken shumë banesa.

Tobli: Unë kam ardhur në '97 dhe kam shkuar kam pyetur në Komunë që a ka projekt . Jo nuk ka projekt, na kanë thënë vazhdo. Projekti po të hysh edhe sot në Google, Unaza e Madhe bie nga rruga Kryesore. Na thanë largojuni lumit se në breg të lumit bie rruga dhe ne nuk jemi larguar 10 m apo 20 m por i jemi larguar 300 m. Ndërsa sot pas një viti na thonë që do të sjellim ekspertin. Po çfarë ka bërë deri sot eksperti, se nuk bëhet projekti dorazi por duhet ta shikojë eksperti . Pasi nga projekti i vjetër nuk preket asnjë shtëpi, 0 shtëpi, por ky do që të na persekutojë.

EMISIONET