Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezërit Frroku

Tre vëllezër të akuzuar si përfitues nga tjetërsimi i pronave në Ranën e Hedhun në Shëngjin u dënuan me burg nga Gjykata e Lezhës. Për të njëjtën çështje në shkallën e parë është dënuar edhe ish kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, por procesi u rikthye në apel.

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 vëllezër të përfshirë në tjetërsimin e  pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, dosje për të cilën akuzohet edhe ish kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u gjeten fajtor për veprën penale “Fallsifikimi i dokumenteve”

Çështja për vëllezërit u nda në gjykatë, për shkak se ata nuk ishin në Shqipëri dhe nuk u ndaluan si pjesa tjetër e të akuzuarve.

Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e ranes së hedhur në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës.

Ata u hetuan si pjesë e të njëjtës çështje për të cilën është dënuar dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Frrokaj dhe të tjerët po ashtu u dënuan në Gjykatën e Shkallës së Parë, por vendimi për këtë rast nuk ka marrë ende formë të prere, pasi çështja është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” Frrokajn, ndërsa bashkë me të u dënuan edhe 16 persona të tjerë.

Por vendimi u kthye pas nga Gjykata e Apelit në Shkodër për proces të parregullt.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

 

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3
Gjykata e Lezhës

EMISIONET