Tiranë/ Kërcënuan pronarin e lokalit për para, arrestohet 28 vjeçari, procedohet penalisht bashkëpunëtori

Tiranë/ Kërcënuan pronarin e lokalit për para, arrestohet 28

Një 28 vjeçar me iniciale Z. M është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, një 33 vjeçar është proceduar penalisht, pasi kanë kërcënuar pronarin e një lokali në Tiranë për para. 

Sipas informacionit të policisë, po hetohet gjithashtu pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të dorëzuar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.

EMISIONET