Tiranë, i gjenden fidanë kanabisi në pronë, prangoset 20-vjeçari
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit në Tiranë.
Ndërkohë, është vënë në pranga 1 shtetas shtetasit I. A., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa." - njofton policia.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.