Tiranë/ Goditi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari

Tiranë/ Goditi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari

Një 17 vjeçar është arestuar nga policia në Tiranë pasi goditi me thikë një 20 vjeçar për motive të dobëta.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën "Shefqet Musaraj", për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET