Tiranë/ Studentë nxirren jashtë se do të restaurohen godinat e Qytetit Studenti

Studentët e godinave nr.4 dhe 14 në “Qytet Studenti” janë lajmëruar nga Drejtoria e Konvikteve që të lirojnë objektet për shkak të rikonstruksionit. Ata kërkojnë zgjidhje pasi viti arsimor është në mesin e tij ndërkohë që nuk kanë mundësi ekonomike për të marrë shtëpi me qira.

Daniel Isufaj është 19 vjeç, i ardhur nga Pogradeci. Prej 2 vitesh ndjek studimet për inxhinieri elektronike dhe është strehuar ne godinat në “Qytet Studenti”.

Prej ditësh ai dhe studentët e tjerë janë njoftuar nga Drejtoria e Qytet Studentit se duhet të lirojnë objektin pasi do te bëhet restaurimi i godinës 14 dhe 4.

Danieli thotë se nuk ka mundësi të marrë një shtëpi me qera, ndaj detyrohet të protestojë ndaj këtij vendimi.

“Për momentin nuk mund ta marr një shtëpi me qera psi tarifat janë shumë të larta, variojnë me euro jo me lekë.”

Të njëjtin problem kanë dhe studentët e tjerë.

“Shtëpi me qera dhe kemi parë por janë të papërballueshme aktualisht. Duhet të na japin një zgjidhje qoftë provizore ku ne të strehohemi.”

Ata ankohen për kushtet në konvikte por thonë se janë detyruar të qëndrojnë aty prej kushteve ekonomike.

“Kushtet nuk janë të mira, mungojnë gjërat bazë.”

Studentët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë.

EMISIONET