Tirana tronditet në pak minuta: Polici vret kolegun brenda në komisariatin 3, efektivi FNSH qëllon qytetarin. AMP ngre 2 grupe hetimi

Tirana tronditet në pak minuta: Polici vret kolegun brenda në

Dy ngjarje të rënda të ndodhura brenda pak minutash tronditën Tiranën mbrëmjen e 23 majit 2022.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie.

Pas ngjarjes, ku punonjësi i policisë Inspektor L.Z., 25 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me armën e shërbimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kolegun e tij, inspektor Ç.S., 55 vjeç, i cili pas dhënies së ndihmës së parë ka ndërruar jetë në spital.

Për ngjarjen e ndodhur në territorin juridiksional të Komisariatit të Policisë Nr. 6 (Kombinat) ku punonjësi i policisë L.GJ., 48 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Njësinë Operacionale të Ndërhyrjes së Shpejtë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.L., 64 vjeç, grupi i posaçëm hetimor është duke kryer të gjitha veprimet proceduriale me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Punonjësi i policisë është i shoqëruar në ambjentet e komisariatit për t’ju nënshtruar veprimeve hetimore.

 

EMISIONET