Tirana e Shkupi bashkë drejt BE-së, nuk mbështet ndarja, Markovski: Po prodhojmë stabilitet

Kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për ndarjen e rrugës integruese me Maqedoninë e Veriut në rast dështimi në qershor nuk përkrahet në Shkup. Ambasadori në Tiranë, deklaroi se i sheh dy vendet bashkë në union, por megjithatë gjithçka mbetet për tu parë.

Ndryshimit i kursit i paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama nëse në qershor nuk hapen negociata për anëtarësim së bashku me Maqedoninë e Veriut, nuk mbështet nga Shkupi!

Nga bashkia e Pustecit Ambasadori Danço Markovski, tha se i sheh të dy vendet bashkë brenda unionit dhe fajësoi Brukselin për shkeljen e premtimeve.

“Po e bëjmë rrugëtimin se bashku dhe në këtë moment ne jemi bashke. Atë çfarë po përpiqen te bëjnë, kryeministri Rama dhe  kryeministri Kovaçeski është që t’i tregojnë Brukselit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende të cilat gjenerojnë stabilitet. Unë mendoj se Shqipëria si Maqedonia e Veriut i kanë mbaruar detyrat e tyre dhe nëse do të ndahen apo jo, mbetet për tu parë.” 

Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE, qëndron vetoja bullgare.

Bisedimet mes palëve dhe ndërmjetësimi evropian ende nuk kanë dhënë rezultate.

“Atë çfarë duam të arrijmë më Bullgarinë është një marrëveshje e cila do të jetë me baza të forta, që më pas të mos kemi probleme ose te ngelen çështje të hapura."

Por Këto çështje të hapura, të cilat në rastit e konfliktit të kontekstit të emrit mes Shkupit dhe Athinës u deshën vite për tu mbyllur.

Tashmë situata është kritike pasi rajoni rrezikohet nga influencat të tjera.

“Është normale që të mendohet se lënia e këtyre vendeve jashtë Evropës mund të nxisë përpjekje për ndërhyrje ose ndikime të forcave të treta.”

Përballë dyerve të mbyllura të BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë bërë bashkë me Serbinë për një Ballkan të Hapur.

Nisma tejet e diskutuar në rajon, konsiderohet sukses në Shkup.

Muajin e ardhshëm do të ketë një takim të të tre liderëve dhe kemi sinjale pozitive nga kryeministri i ri i Malit të zi.

EMISIONET