Tifozët prenotojnë edhe Durrësin, hotelet në bregdet plot deri në finalen Roma-Feyenoord

Ashtu si në Tiranë edhe në Durrës, tifozët kanë mbushur hotelet plot. Operatorët turistikë në qytetin bregdetar thonë se nuk i kanë ndryshuar, çmimet pavarësisht eventit sportiv që do të mbahet të mërkurën në kryeqytet.

Finalja e UEFA Conference League, “Roma-Fejenoord” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri ka mbushur plot jo vetëm hotelet e Tiranës, por edhe të Durrësit.

"Për tre ditë jemi të mbushur vetëm me sportistët e huaj."

Në qytetin bregdetar deri të mërkurën në hotele nuk ka vende bosh.

"Janë nga Italia dhe Holanda."

Ndryshe nga Tirana ku ka një debat për rritjen e çmimeve, në Durrës operatorët turistikë thonë se kanë ruajtur të njëjtat standarde.

"Çmimet variojnë nga 40 euro në 80 euro sipas dhomave, 3, 5. Çmimet janë siç i kemi për gjithë sezonin."

Për shqiptarët ky fundmaji është koha e plazhit ditor.

"Çmimet janë rritur gjithandej, të pranueshme janë për momentin."

Dy vite pas pandemisë, operatorët turistikë këtë verë pritshmëritë i kanë të larta.

"Jemi deri në shtator të rezervuar."

Për shkak të krizës së çmimeve që ka prekur të gjithë artikujt, ekspertët kanë paralajmëruar shtrenjtim të ofertës turistike me të paktën 20%.

EMISIONET