Ç’thotë populli do bëjë bashkia, ligji paraqitet në Kuvend

Qeveria ka propozuar në kuvend projektligjin që i lejon shoqërisë civile apo grupimeve të interesit në krijimin e një strukture të posaçme.  Në draft theksohet krijimi i parimit të propozimeve nga poshtë lart, në organizimin e jetës, apo financimeve në një bashki apo territor të caktuar.

"Me orientim nga lart dhe me propozim nga poshtë."

Kjo parullë e marrë nga filmi gjuetia e fundit ku ironizohej sjellja e qeverisjes komuniste, rikthehet në formën e një nisme të mazhorancës aktuale qeverisëse me idenë e dhënies së propozimeve nga poshtë lart.

Banorët e një zone, apo grupime të shoqërisë civile do të kenë të drejtën të dhënë me ligj për të kërkuar menaxhimin në një territor të caktuar, punë publike, apo ide inovative.

Drafti i paraqitur në kuvend parashikon se të drejtën për realizimin e një strukture të tillë do ta kenë përfaqësues të pushtetit vendor, fermerë, shoqata, shoqëri tregtare etj.

Këto grupe do të kenë të drejtën të paraqesin analizën e nevojave të zhvillimit dhe potencialin konkurrues të zonës, përfshirë analizën e aspekteve të forta, dobësive, mundësive dhe risqeve në zhvillimin e zonës.

Por a vlen në Shqipëri parimi i propozimeve të projekteve nga baza drejt pushtetit, kur kryebashkiakët nuk njohin as të drejtën e pronës.

"Kush pengon bashkinë dhe kush mundohet ta përdorë për politikë, kush mundohet të mbjellë hem, sigurisht që do marrë shpagimin që meriton," thotë Veliaj.

Atë që ka vendosur Bashkia do bëhet dhe do marrë fund.

Projektligji është konceptuar sipas qasjes LEADER, i cili funksionon në vendet e Bashkimit Europian dhe që i jep mundësi komunitetit rural për t’u qasur më shumë në financime nëpërmjet programit IPARD dhe në strategjinë e zhvillimit.

Këto komunitete lokale në bashkëpunim me bashkitë, të cilat janë po ashtu të përfshira, do të përzgjedhin projektet sipas nevojave të tyre dhe do të përcaktojë edhe masën e mbështetjes që duhet për realizimin e politikave publike.

EMISIONET