Thoma Jano rizgjidhet zv/ prokuror i Përgjithshëm për herë të dytë

Thoma Jano rizgjidhet zv/ prokuror i Përgjithshëm për herë

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e  Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.

Jano riemërohet Zëvëndësprokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të cilin e ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30 dhjetor 2019 deri në 30 dhjetor 2021.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Z. Jano ishte kandidatura e vetme qe shprehu interesin.

EMISIONET