Thirrje për ndihmë! Varfëria dhe mjerimi i një 77-vjeçareje në kushte ekstreme, kërkon një strehë
Mjerimi dhe varfëria e ka mbërthyer prej vitesh këtë 77-vjeçare e cila prej 12 vitesh jeton e vetme.
Sahare Beqiri, jeton në këtë dhomë të rrënuar, ku çatia është gati të bjerë.
Brenda mureve të saj mungon gjithçka.
Si të mos mjaftonte varfëria, 77-vjeçarja e cila jeton vetëm vuan nga probleme të shumta shëndetësore.
Thotë se ilaçet nuk i ka marrë prej gati dy muajsh pasi nuk ka të ardhura.
mundohet të jetojë në kushtet minimale me pensionin 13 mijë lekë, ndaj apelon për ndihmë.
E braktisur jo vetëm nga fati por edhe nga shteti ajo po kërkon një strehë ku të kaloj ditët e pleqërisë.