Theu masën “Arrest në Shtëpi”, në pranga 'Cllevio' që bëri sherr me Noizyn, momenti i shoqërimit (Video)

Kleviol Ahmeti, 36-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Polici bën me dije se Ahmeti me precedent të mëparshëm penal është lokalizuar në lagjen "Çlirimi", në qytetin e Lushnjës.  

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”

36-vjeçari sipas policisë, ka qenë i dënuar dhe  më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vlen të theksojmë se një ditë më parë, (6 qershor) Armetaj i njohur edhe si Cllevio është përfshirë në një sherr me reperin Noizy. Ngjarja ndodhi para kaërij të fundit I cili së bashku me dy shokët e tij grushtojnë dhe shkelmojnë Cllevion.

EMISIONET