Thellohet skandali/ Zbërthehet incineratori i Fierit: 1.9 milionë euro punime të papaguara për vizitën e Ramës

Incineratori i Fierit nuk është përfunduar për shkak se u prish në mënyrë të njanshme marrëveshja me kompaninë që ka licensën e BE. Brisida Shehaj ka publikuar të tjera fakte skandaloze, ku rezulton se janë bërë punime me urgjencë për vizitën e Edi Ramës. Nga ana tjetër janë miliona euro detyrime që kanë vënë në pikëpyetje edhe pronësinë për shkak të kredive në banka.

Thellohet skandali me incineratorin e Fierit, i cili duhet të kishte nisur djegien e mbetjeve muaj më parë. Kompania e drejtuar nga Klodian Zoto ka deklaruar përfundimin e punimeve ende pa i realizuar ato.

Në dokumentet e paraqitura nga koordinatorja për luftën ndaj korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj paraqiten faktet të rënda ku përfshihet edhe ministria e infrastrukturës.

Kompania supervizore i drejtohet sërish shoqërisë koncesionare, vë për dijeni sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Infrastrukturës dhe zotin Arben Kaqorri, kryetari I njësisë së zbatimit të projektit.

Madje supervizori ka bërë të ditur edhe gjobat në rast vonesash të cilat nuk dihet përse nuk janë aplikuar

Brisida Shehaj: “Arrin  në vlerën 2250 euro në ditë vonesë”

Por afatet janë një lojë e parrezikshme kur zbulohet shkresa me kompaninë që do realizonte kolaudimin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Brisida Shehaj: “Në datën 8 shkurt kjo kompani bën një letër shumë të gjatë dhe ia drejton Farudin Arapi ku shkruhet se kompania I detyrohte 2.5 mln euro kompanisë Ruths”

Punimet nga kjo kompani janë bërë kur kryeministri Edi Rama inspektoi punimet. Edhe pse në fakt shkresa zbulon sërish shkeljen e afateve, institucionet heshën por propaganda vazhdoi

Asistencë për vënie në punë e cila ka pasur si moment kryesor aktivitetin e tharjes në prani të kryeministrit Edi Rama më 4 prill. Në fund i thotë më detyroheni ende 1 984 mijë euro.   

Por Zoto ka shkuar dhe më tej duke prishur kontratën me kompaninë e licensuar nga BE e duke firmosur me një subjekt në Itali që sipas Shehajt ka probleme ligjore

Brisida Shehaj: "E vë në dijeni për fakte të rënda penale sesi Klodian Zoto ka bashkëpunuar me punonjësin e kësaj kompanie dhe ka prishur kontratën me Ruths në mënyrë të njëanshme sepse është hapur kompani fiktive në Itali. Ky individ ka dy dosja penale në Itali”

Por nuk janë vetëm këto detyrimet ku janë vënë në lojë pronat e shqiptarëve.

Petrit Vasili: “Vijnë me duar në xhep. Kanë bërë pazar me qeverinë. Qeveria vë mbi 40 milionë dollarë dhe këta  vënë peng sipas gjë të keqe.

Pas marrjes së koncesionit për ndërtimin e incineratorëve janë marrë 4 kredi, prej të cilave dy garanci sovrane në kohën e covidit.

E në rast se shumat nuk paguhen bankat sekuestrojnë ndërtimin dhe tokën që në fakt subjekti duhet tia dorëzonte të pastër bashkisë së Fierit

Brisida Shehaj:“Barrat, pengjet e sekuestrimi kalon vetëm tek paratë e popullit shqiptarë. Nisën dhe mospagesat e kredive. E fundit është kredia 3 milionë dollarë me garanci sovrane. Jeni 87 milionë lekë me vonesë shkruhet në shkresën e datës 1 shkurt 2022.

Por më i çuditshëm është fakti se institucionet shqiptare janë në dijeni të të gjithë shkresave, por pagesat vazhdojnë e kryhen ndërsa SPAK ka hetuar vetëm pjesën e procedurave.

EMISIONET