Termocentrali në Suk, banorët e Roskovecit në protestë kundër projektit

Banorët e fshatrave të roskovecit dhe të dimalit kanë protestuar kundër ndërtimit të termocentralit në SUK.

Përmes pankartave kërkuan mbrojtje nga ndotja.

Ata shprehen se ndërtimi do të shkatërrojë qindra hektarë me sera përmes ndotjes së ujit dhe ajrit.

Thonë se nuk do ndalin protestën nëse nuk u dëgjohet fjala.

‘’Kërkojmë të na bëhet sa më transparente edhe në greva të vazhdueshme deri në kryeminsitri.

Ne do bllokojmë rrugët kryesore. Do bëhet nami’’, thanë banorët.

Për të miratuar sipërfaqen e kërkuar për termocentralin pak ditë më parë edhe këshilli bashkiak i Roskovecit u përfshi nga debate.

‘’Nuk jeni të sinqetë.

Është turp për ne si këshill’’.

Ndërsa këtë të dielë këshilltarët iu bashkuan tubimit.

‘’Dua të falenderoj të gjithë këshilltarët që votuan kundër këtij projekti shkatërrimtar’’.

Protestuesit shprehen se janë 35 mijë banorë që preken nga ndërtimi dhe ndotja

EMISIONET