Tentuan t’i fusnin në Shqipëri mbi 20 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy shqiptarë të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 13:12
Dy shqiptarë nga Kosova janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin drejt Shqipërisë, një shumë të konsiderueshme monetare, pa i deklaruar.
Ata po udhëtonin drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës me automjetin tip “BMW”.
Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.