EMRI/ Tentoi të rindez zjarrin, arrestohet 60-vjeçari në fshatin Lapardha të Beratit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 15:22
Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Lapardha 2 të Beratit, ku si pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre. Gjithashtu pas njoftimit nga banorët e zonës zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Fillimisht zjarri është vendosur në kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.
Bëhet me dije se një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar rindezjen e zjarrit. Qemal Dollani banor i fshatit në gjendje të dehur ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit.