Tentoi të përdhunojë një grua, arrestohet 39-vjeçari në Pukë
Një 39-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. U, 39 vjeç, dhe akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.”- njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.