Me 50 euro në pasaportë tenton të kalojë kufirin, arrestohet 41 vjeçari në Portit e Durrësit

Me 50 euro në pasaportë tenton të kalojë kufirin, arrestohet

Një 41 vjeçar është  arrestuar në Pikën Kufitare të Portit e Durrësit, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë me 50 euro, për të kaluar doganën.

Polica njofton se shtetasi N.G ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të Covid-19.

Punonjësi i policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë  50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Pas tentativës për korruptim, efektivët i kanë vënë prangat 41 vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET