Tentoi të hyjë në Shqipëri me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

Tentoi të hyjë në Shqipëri me armë zjarri, arrestohet

Policia kufitare e Morinës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili tentoi të hynte në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë pasagjeri në mjet, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

"Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës," informon policia.

Sipas bluve, gjatë kontrollit  fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar shtetasit K. N., një armë zjarri pistoletë, me fishekë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim i krimit", pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET