Temperaturat deri në 38 °C, fundjava ideale për plazh



Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbizotërohet nga temperaturat e larta dhe dielli. Sipas Meteoalb, temperaturat do të rriten ndjeshëm sot dhe nesër, duke shënuar vlerat maksimale deri në 38 °C.

Sinoptikania, Adiola Bani thotë në edicionin informativ të Rtv Ora, se i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i mirë, përveç zonave malore ku do të ketë vranësira dhe shi të izoluar.

"Kjo fundjavë do të paraqitet me rritje të ndjeshme të temperaturave. Sot, gjatë mesditës termometri shkon në 35, 36 °C. Nesër temperaturat do pësojnë rritje të ndjeshme në krahasim me sot. Të dielën gjatë mëngjesit termometri në zonat malore do të shënojë 17 °C. Ndërsa gjatë orëve  të mesditës temperaturat pritet të shkojnë 38 °C. Sot dhe nesër do të ketë kryesisht diell në vendon tonë, në përjashtim zonat malore që gjatë ditës së dielë do të ketë vranësira dhe shi të izoluar herë pas here."

EMISIONET