Teatri në Fletoren Zyrtare/ Preçi: Mungon dokumentacioni, të hidhet dritë mbi palët e përfshira

Teatri në Fletoren Zyrtare/ Preçi: Mungon dokumentacioni, të

Ditën e sotme, është publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin e qeverisë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, është shprehur se deri më tani nuk mungon dokumentacioni ku deklaron se aseti është marrë nga njësia e qeverisjes për taklluar te një njësi tjetër.

Ai thotë se duhet të hidhet dritë në lidhje me palët e përfshira në këtë çështje, pasi i ndërpret mundësitë abuzimeve në të ardhmen.

“Unë nuk e di nëse e ka marrë Teatrin, pasi respektimi i  strukturave ligjore, kërkon që kur merr një aset shtetëror nga njësia e qeverisjes tek një njësi tjetër, ka dokumentacion përkatës dhe me ato që janë publikuar deri më sot, mungon ky dokumentacion, ashti siç procesi i çmontimit, i shkatërrimit të një vepre lidhet me lejen për të ndërtuar një të re. Dhe këto elemente mungojnë mesa është bërë e ditur, dhe do të ishte në interesin, publik të hidhet dritë mbi përgjegjësinë e të gjitha palëve të përfshira, duke përfshirë edhe policinë e shtetit.

Qartësimi i kësaj i pret mundësinë vazhdimit të abuzimeve por njehkohësisht i vendos gjërat në radhën që kërkon ligji dhe  shmang keqpërdorimin e pushtetit në të ardhmen. “- tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur disa javë më parë të shfuqizojë vendimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pronën e Teatrit Kombëtar.

Kushtetuesja e vlerësoi veprimin e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës si antikushtetues dhe kërkoi pezullimin e menjëhershëm të ligjit dhe vendimeve përcjellëse rreth ndërtimit të godinës së re të teatrit, sipas njoftimit të saj.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET