Armë në mbledhjen e PD-së në Laç, anëtari qëllon në korridor

Konflikti brenda Partisë Demorkatike për zgjedhjet e primareve ka agravuar mbrëmjen e së hënës në Kurbin. Gjatë një mbledhjeje të kandidatëve të primareve dhe kryesisë së kësaj partie në seli, situata ka dalë jashtë kontrolli ku një person ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur brenda, por pa lëndime në njerëz. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Van Rica.

Mbledhja e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Kurbin është shoqëruar me debate dhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në selinë e kësaj forcë politike gjatë një takimi të kandidateve të primareve me kryesinë.

Sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e siper Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar.

53-vjeçari i cili rezulton të jetë punonjës i një policie private u arrestua nga policia mëngjesin e së martës dhe ndaj tij janë ngitur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu në cilësinë e proves materiale është sekustruar një armë zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtari i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu u shoqëruan në komisariat dhe u morën në pyetje përsonat të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes dhe pas dëshmisë së tyre ata u lanë të lirë.

EMISIONET