Të shtëna me armë zjarri te ish-Parku i Autobusëve, dy të plagosur

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

"Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve".

Ora News mëson se bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, raporton Ora News.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri te ish-Parku i Autobusëve, dy
Foto nga vendi i ngjarjes, shenja gjaku dhe një gëzhojë

EMISIONET