Të shtëna me armë zjarri në një supermarket në SHBA, 10 të vdekur
Të paktën 10 persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në qytetin amerikan të Buffalo, shteti i Nju Jorkut.
Autori i armatosur raportohet se është arrestuar pas sulmit të së shtunës pasdite.
Dëshmitarët thonë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan duke mbajtur një pushkë dhe kishte veshur veshje të stilit ushtarak.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se po monitoronte incidentin dhe u kërkoi vendasve të largoheshin nga zona.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka tronditur vendin.