Të punosh nga shtëpia, praktika që nisi me pandeminë po praktikohet shumë në vendin tonë
Një kompjuter, lidhje internet, kreativitet dhe njohuri të teknologjisë! Vetëm kaq u duhet për të punuar nga Shtëpia! Praktikat e punës Online, në vendin tonë nisën gjatë pandemisë, ndërsa duket se po gjejnë zgjerim!
Me avancimin e teknologjisë, shumë punë sot mund të kryhen edhe nga shtëpia.
Pas pandemisë puna online ka filluar të praktikohet dhe në vendin tonë.
Sipas ekspertit të punësimit Erion Muça janë dy kategori që kanë mundësi të punojnë online.
Muça thotë se të punuarit online ka avantazhe pasi mjafton të keni një kompjuter, lidhje interneti dhe pak kreativitet për të punuar pa shkuar fizikisht në punë.
Për ekspertin janë disa kategori punësh që kompani të ndryshme vazhdimisht kërkojnë të punësojnë njerëz që arrijnë t’i kryejnë detyrat e punës edhe nga distanca.
Eksperti shprehet se benefitet për pronarët janë po të njëjtat nëse puna realizohet me sukses.