“Të japim dy peshq apo kallamin për tu ushqyer përditë?”, ja si mund të ndihmohen të varfërit sipas ekspertit Zusi

“Të japim dy peshq apo kallamin për tu ushqyer

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberi,  ekspert i ekonomisë  Alban Zusi foli rreth ndihmës që mund ti jepet shtresës së varfër dhe asaj të mesme në Shqipëri në këtë kohë krize.

 Sipas Zusit ka njrëz që ndihmën e duan në mënyrë imediate dhe ka të tjerë që mund të ndihmohen më gradualisht.

Ai ngre shqetësimin se rritja e pagës nuk e zgjidh situatës si dhe propozon që qeveria të japë  paratë e mbledhura nga rritja e çmimeve për bizneset në formë borxhi.

Alban Zusi: Do të japim dy peshq apo kallamin për tu ushqyer përditë? Padiskutim që duhet të ketë një kombinim. Ka njerëz që e duan nesër ndihmën dhe duhet ta bëjmë nesër, por disa të tjera nuk janë shumë efektive. Për shembull rritja e pagës minimale nuk shërben për të ndihmuar njeri se pagën sot e përcakton tregu se sot jemi në kushtet e mungesës së punonjësve. Ajo masë ka për të shërbyer për të mbledhur më shumë para në bankën e shtetit. E dyta qeveria të shohë që nëse ka një fond të caktuar parash prej  të ardhurave duhet parë se ku mund të investohet. Më mirë t’ia japim në formë borxhi bizneseve, t’u themi blini panele dhe prodhojeni energjinë me kosto zero. Ata kanë më shumë shanse për të ulur çmimin për konsumatorin.

EMISIONET