"Të dëgjohen profesionistët"/ Iniciativa e ekspertëve të fushave të ndryshme, diskutohen shqetësimet

Rrugëtimi drejt bashkimit evropian kërkon nga shqipëria dhe plotësimin e një sërë detyrash që i shërbejnë qytetarëve.

Ekspertë të fushave të ndryshme u bënë bashkë për të kërkuar nga palët politike dëgjimin e zërit të profesionistëve.

’Kjo tryezë synon rivijëzimin e projektit Shqipëria 2025 së pari duke ofruara një analizë të realitetit shqiptar ndryshe nga ajo që paraqet qeveria apo opozita.

Së dyti duke ofruar zgjidhje për interes pulbik dhe madhor dhe jo vetëm për interesa klienteliste’’.

Siguria kombëtare dhe lufta ndaj krimit ishte një ndër temat.

‘’Ajo që na prek përditë është qetësia e qytetarëve’’.

Dhënia e drejtësisë në kohë dhe e pavarur u pa si nëj tjetër kusht.

‘’Qytetarët sot kërkojnë zgjidhje ligjore, qëndrojnë dyerve të gjykatave me vite për të fituar të drejtën e tyre.

Nuk u harrua të theksohet rëndësia e sigurisë ushqimore.

Por dhe arsimi cilësor i shërben rrugëtimit në be dhe zhvillimit të vendit.

folësit theksuan se nëse nuk do të përmbushen e kërkuara nga be përmes atyre që njohin fushat dhe anëtarësimi do të vonojë.

 

EMISIONET