Të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, prangosen në Pogradec 2 persona

Të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, prangosen

Policia e Korçës ka prangosur 2 persona për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Në pranga ka rënë D. K., 33 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale plagosja e rëndë me dashje, pasi ka plagosur një 42-vjeçar pas një konflikti të rastit.

Po ashtu, u arrestua edhe L. D., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 4, edhe pse gjykata i kishte caktuar për të masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për plagosje të rëndë me dashje.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2021, në fshatin Zëmblak, Maliq, ku  gjatë një konflikti fizik u dëmtua shtetasi J. G., 42 vjeç, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 33 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, si bashkëautor i dyshuar në këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 4, Pogradec, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".''- njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

EMISIONET