Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ SPAK çon dosjen për gjykim: Ja për çfarë akuzohen

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ SPAK çon dosjen për gjykim: Ja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ditën e sotme ka dërguar për gjykim të dosjes së Ardian Çapjas si dhe grupin e tij, në lidhje me vrasjen e babë e bir, Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri.

SPAK bën me dije se Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, akuzohen për kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Ata përballen me akuzën për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babtë e bir), në  gusht të vitit 2012, brenda banesës së tyre në Elbasan.

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Ardian Çapja është arrestuar në mars të këtij viti për vrasjen e  Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012 në Elbasan.

Ardian Çapja, 53 vjeç i konsideruar si kreu i fisit Çapaj, akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.

Ky  i fundit, në atë kohë 35 vjeç, dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjes, në vitin 2012, krim që shënoi nisjen e një sage hakmarrjes mes fiseve në Elbasan që në 16 vite ka shkaktuar disa viktima.

EMISIONET