Tatimet te biznesi i kreut të FSHF, Duka: Hakmarrje! Sulmi i porositur, s’fitojnë dot me votë

Vetëm pak orë pasi FSHF publikoi audiopërgjimin me sulmet e Erion Veliajt ndaj futbollit, ne bizneset e familjes Duka mësynë në mënyrë të befasishme tatimoret për verifikim të situatës financiare. Deputeti Agron Duka e cilësoi kontrollin të qëllimshëm dhe si presion të hapur politik.

15 zyrtarë të hetimit tatimor kanë zbritur në bizneset e familjes së presidentit të FSHF vetëm pak orë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënoi me hetime Armando dukën në prag të zgjedhjeve të federatës. Për Ora News Agron duka  shprehet se ky është aksion i porositur

“Mënyra e menjëhershme direkt pas reagimit të Erion Veliajt. Sulmi është i porositur. Po të ishte një kontroll normal nuk do të ishte kaq shqetësuese. Ishin 15 veta.”

Madje ai thekson se biznesi është ngritur prej vitit 1993 dhe gjithnjë ka pasur kontrolle, por sipas tij kjo është hakmarrje e pastër.

“Nuk është problemi me gjet probleme te biznesi, problemi është me i thënë këtij burrit ose ik ose do të marrim në qafë. Ata nuk i fitojnë dot zgjedhjet në federatë."

Duka shton se do të ishte normale nëse do të kishte bisedime me argumentin se mund të duhen të rinj. Por në një kohë gare presioni është i papranueshëm, madje vazhdimi i procesit i shërben shoqërisë.

“Duan një person tjetër, duan një të rilindjes. Nuk arrijnë dot me votë dhe vijnë këtu. Edi Rama dhe Erion Veliaj duan të kenë çdo lloj pushteti."

Më herët FSHF publikoi një audio ku Veliaj kërcënon dhe fyen me fjalë banale kundërshtarët.

EMISIONET