Tatimet te bizneset e kreut të FSHF-së, flet Agron Duka: Kontrolli i qëllimshëm, s’kemi siguri për jetën. Veliaj na ka fyer

Tatimorët zbarkojnë te bizneset e kreut të FSHF-së Armand Duka.

Kontrollet vijnë pas sulmit të nisur ndaj tij nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe vëllai i Armand Dukës, Agron Duka thënë kjo kontrolli ëhstë i qëllimshëm, ndërsa shtoi se fjalët që përdorte Veliaj në audio-përgjim ishin shumë fyese për familjen  e tyre.

Ai thotë se ndihen  të kërcënuar dh nuk janë të sigurt për jetën.

Agron Duka: Këtu sot janë ardhur nja 15 veta nga hetimi Tatimor. Duket se është e qëllimshme sepse pas deklaratave të Erion Veliajt, u sulën ndaj FSHF. Deklarata e Veliajt është shumë fyese për ne si familje, për vetë Armandon. Duket një  instrument shumë i dobët shumë i ndryrë. Nuk është kjo mënyra për me marrë institucionet e federatës. Janë zgjedhjet. Duke parë që me zgjedhje nuk e mundin dot kanë filluar punë me kërcënime, që nuk e di se sa do vazhdojnë. Ne s’kemi siguri për jetën. Nuk kam gjë me njerëzit që kanë ardhur nga tatimet.

Ai tha se mënyra se si Erion Veliaj po kërkon të marrë institucionin është e turpshme, ndërsa shtoi se është një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët në vendin tonë.

Duka u shpreh ndër të tjera se nuk mundet që një grup njerëzish të marrë të gjithë pushtet dhe të kërcënojë bizneset.

Agron Duka: Këto sulme si kemi pasur as në kohën kur ishte konflikteve personale me Berishën. Nuk e kisha menduar që do jetonim këto kohë që shteti socialist, të vijë qëllimisht me kap gabime të bizneset tona.  Kemi pasur kontrolle të zakonshme. Gjithë jetën tonë  nuk pasur njeri që të na përmend një gjë negative, kemi pasur një edukatë jashtëzakonisht të mirë familjare. Armando ka një background jashtë zakonisht të mirë. 

Çfarë janë këto lloj sulmesh. Ai nuk e ka me mua por me Armanda Dukën.  Mënyra se si do me marrë institucionin është e turpshme, është alarm për të gjithë qytetarët, për të gjithë njerëzit që jetojnë këto. Këto të përzënë  nga prona jonë. Kemi derdhur djersë këtu që 30 vite. Ka njerëz që përfitojnë nga kjo punë. Po sulmon rreh 300 persona që punojnë këtu.  Ajo që më çudit është se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me njerëzit e tyre që merren me futboll. Kjo është një këmbanë alarmi për qytetarët dhe të gjithë që merren me biznes. Nuk mundet që një grup njerëzish të marrin të gjithë pushtetet dhe të kërcënojnë bizneset.

EMISIONET