Tare: Spanja me një rrugë murgu thith 3 mln vizitorë, ne Egnatian jo vetëm se promovojmë por i futim dhe eskavatorin

Rruga “Egnatia”, e cila njihet dhe si “Via Egnatia”, ka qenë një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike. Traseja e rrugës “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.

Por Auron Tare me shqetësim thotë se kjo pasuri nuk po shfrytëzohet në funksion të turizmit pasi nuk promovohet dhe nuk e di njeri ekzistencën e saj.

Në "Ora e Betit" ai solli shembullin e Spanjës sesi rrugën e një murgu e ka shndërruar në "bankomat" parash.

Tare: Jemi mes Greqisë dhe Italisë, Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në Ballkan. Ke vijën Egnatia, vija perandorake që lidhte Romën me Kostandinopojën, një rrugë antike në të cilën kanë ecur që nga perandorët e famshëm Çezari, Piompei, etërit e kishës, kryqtarët,venecianët, otomanët, të gjithë. Nuk e  di njeri. Jo vetëm që nuk e di njeri por nuk e promovon njeri. Jo vetëm nuk e promovon njeri por dhe i hyjnë me eskavator dhe e shkatërrojnë.

Santiago de Compostela në Spanjë e cila është një vijë që i dedikohet një murgu që ka bërë një pelegrinazh dikur dhe sot udhëtojnë 3 milion vizitorë në zonat rurale të Spanjës që më parë nuk shkonin, ka një rritje ekonomike nga kjo rrugë e një murgu. Imagjinoni vijën Egnatia që National Geographic e ka cilësuar si një nga rrugët më të famshme të botës, nuk e promovon njeri.

EMISIONET