Taksim për biznesin e vogël, reagon Rama: Tutkunërira mediatike, nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social Twitter pas lajmit të publikuar në media për një projektligj i cili vendos një mënyrë të re taksimi sipas të cilit petendohet se do të taksohet biznesi i vogël.
Rama thotë se lajmi është i rremë.
Postimi i plotë:
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!