Tajvani i hakërrehet Kinës: Guxoni dhe hyni në ishull, do të gjeni kundërsulm të fortë

Tajvani i hakërrehet Kinës: Guxoni dhe hyni në ishull, do të

Zëvendës shefi i shtabit ushtarak tajvanez ka qenë i prerë në një deklaratë të tijën me Kinën. Nëse guxoni të hyni në hapësirën tonë do t’ju sulmojmë, tha ai. Gjakrat në Azi – Paqësor u nxehën pasi shefja e kongresit amerikan Nancy Pelosi shkoi për vizitë në vendin ishullor, ku amerikanët treguan dhëmbët ndaj kinezëve.

Tajvani është përgjigjur flakë më flakë për stërvitjen që po bëjnë kinezët në ujërat ndërkombëtare të shumëdiskutuara.

Qeveria tajvaneze ka thënë se do të ketë një kundërsulm shembullor për vetëmbrojtje nëse kinezët do të guxojnë të hyjnë në ishull.

Kina e cilëson vendin ishullor si pjesë të territorit të saj, fakt që e ka përmendur shpeshherë edhe lideri kinez Xi Jinpng. Ndërkohë, tajvanezët nuk e pranojnë një fakt të këtillë dhe kanë në krah edhe amerikanët.

Sipas agjencive amerikane të inteligjencës Kina po sheh me kujdes konfliktin në Ukrainë dhe po studion se si mund të hyjë në Tajvan, duke matur edhe përgjigjen perëndimore ndaj këtij akti.

Pekini shpeshherë ka cenuar hapësirën ajrore të Tajvanit, sipas qeveritarëve vendas. Situata është tensionuar edhe më shumë pasi amerikanët, për të treguar forcën e tyre dhe ndihmën ndaj Tajvanit, dërguan për vizitë atje një nga politikanet më të rëndësishme në vend, shefen e kongresit Nancy Pelosi.

 “Avionët dhe anijet që hynë në territorin tonë detar dhe ajror prej 12 miljesh detare, ushtria kombëtare do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe kundërsulmit pa përjashtim,"  tha zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të Tajvanit.

Një sulm ndaj ushtrisë kineze do të ishte një akt që do të nxehte gjakrat shumë me gjigantin aziatik, por Tajvani tregohet i prerë në mbrojtje të sovranitetit.

EMISIONET