Tahiri: Bashkimi kombëtar ëndërr e madhe qysh nga lidhja e Prizrenit, nuk e ndalojmë dot

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, diplomatja Edita Tahiri u shpreh se kryeministrat e të dyja vendeve, për një moment dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre, për tu bërë votues të një referendumi për bashkimin kombëtar.

Ajo tha se në rastin e një bashkimi kombëtar është bërë një ëndërr më e vogël që ishte pavarësia e Kosovës dhe se një bashkim në të ardhmen nuk ndalohet.

Tahiri: Kryeministrat e të dyja vendeve, për një moment dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre, për tu bërë votues të një referendumi për bashkimin kombëtar. E thashe me ironi sepse kur je udhëheqës nuk je ai që bëhesh votues, por ai që bart procesin e referendumit për votuesit.

Çështje e bashkimit kombëtar është një ëndërr e madhe e vazhdueshme, nuk ka lindur sot, por ka lindur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Bashkimet kombëtare ndihmohen dhe ndodhin nga faktorët e jashtme e forcimi i faktorëve të brendshëm. Në rastin tonë, ne kemi bërë një ëndërr më të vogël, që ishte pavarësia e Kosovës. Ne këtë kohë që jemi ne nuk i ndalojmë dot gjeneratat e ardhshme për ta bërë. Këto janë toka shqiptare edhe kemi interesa gjeo-politik.

EMISIONET