VRASJET QË NUK HESHTIN! Vëllai i Lulzim Vishës, i dënuar për vrasje, u kap me automatik në kokë

Një nga pistat për vrasjen e Lulzim Vishës është dhe hakmarrja. Vëllai i tij ekzekutoi një tjetër person në vitin 1997 për të cilën u dënua me 12 vite. Arrestimi i tij u arrit disa vite pas ngjarjes, ku u ndalua edhe me një automatik me 30 fishekë

Ekzekutimi me disa plumba i Lulzim Visha në fshatin Zall Mner të Tiranës, dyshohet se lidhet ngushtësisht edhe me një vrasje të vjetër që vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka kryer në vitin 1997.

Pikërisht në këtë kohë si pasojë e një konflikti banal Besnik Visha, ekzekutoi me automatik në 10 prill, Refik Domin.

Për këtë krim të rëndë, u dënua në mungesë nga gjykata e Tiranës me 12 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Por teksa qëndronte në arrati, Besnik Visha, sërish vijonte të mbante armë me vete.

VRASJET QË NUK HESHTIN! Vëllai i Lulzim Vishës, i dënuar
Ne foto: Vëllai i viktimës se sotme, Besnik Visha

Kjo u vërtetua dhe gjatë një aksioni të kryer nga forcat RENEA në 5 Tetor 2008, ku teksa arrestuan të kërkuarin për vrasje, i kapën atij në krevat një armë zjarri automatike me 30 fishekë në karikator.

Gjatë marrjes në pyetje në atë kohë, Besnik Visha, ka pranuar se armën automatike e kishte në posedim ai dhe e mbante për vetëmbrojtje, për shkak të konflikteve që kishin lindur me anëtarët e familjes së Refik Domit.

Për automatikun dhe 30 fishekët Besnik Vishës iu shtua dënimi edhe me 10 muaj burgim.

Aktualisht ai është liruar nga burgu, duke u larguar më pas jashtë Shqipërisë.

48-vjeçari i ekzekutuar këtë të premte ishte djali tjetër i familjes Visha që banonte në zonën e Bregut të Lumit, ndaj të cilit policia kriminale nuk kishte regjistruar asnjë precedent të mëparshëm penal.

EMISIONET