Vrasjet në Sarandë/ Kryebashkiaku i Sarandës: Mediat mos të përcjellin konotacion negativ

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore” me gazetarin Ronaldo Sharka, i pyetur në lidhje me ngjarjet kriminale në Sarandë kohët e fundit është shprehur se ngjarje jo të këndshme mund të ndodhin, pasi gjatë sezonit të Verës, katërfishohet popullsia për shkak të turizmit.

Më tej në mënyrë indirekte ai u ka kërkuar mediave që të mos përcjellin konotacion negativ, pasi kjo gjë jep edhe efekte negative dhe sipas tij Saranda nuk e meriton.

"Mund të them që raste sporadike ka pasur, ka dhe do të ketë, sepse Saranda në muajin gusht i katërfishon kapacitetet e veta. Në Sarandë tani që flasim ne mund të jemi te shifra 130-140 mijë banorë rezidentë bashkë më turistët, ndërkohë që në Dimër jemi te 43-45 mijë banorë. Gjithë ky fluks, patjetër që mund të ketë edhe ndonjë situatë jo të pëshlyeshme, por megjithatë e rëndësishme është që ato të menaxhohen mirë nga strukturat e policisë së shtetit dhe mbrojtjes së territorit dhe e dyta që është më e rëndësishme nuk duhet dhënë konotacion negativ në media sepse, do krijojë një efekt negativ, sepse Saranda nuk e meriton." - shprehet Gurma. 

EMISIONET