"Vrasjet në mes të rrugës me policë vërdallë", Çuçi: Krime do të ketë gjithmonë

"Vrasjet në mes të rrugës me policë

Deputeti Salianji i është përgjigjur ministrit Çuçi në lidhjet me statistikat e publikuara nga ai për numrin e vrasjeve, duke thënë se vrasjet po ndodhnin në mes të rrugës, ndërsa policia vjen vërdallë.

"Kanë ndodhur vrasje në mes të rrugës, në mes të ditës ndërsa policia ka qenë aty rrotull.

U vra Klisman Preçi, u plagos Ylli Brahimi, ndërsa dëshmitarët thonë se policia ishte 50 metra larg nga aty," tha Salinaji.

Po ministri Çuçi ka deklaruar se pavarësisht uljes së numrit të vrasjeve dhe krimit në vend, gjithmonë do të ketë ngjarje kriminale.

"Këto janë rezultate të kënaqshme. A do ketë krime? Sigurisht që do ketë. S'besoj se do ti thoni qytetarëve se kur të vini ju në pushtet që s'do ketë asnjë vrasje. Nuk besoj se arrin deri këtu çmenduria," tha ministri.



EMISIONET