Suela Lala: Në mars Shqipëria pjesë e bisedimeve botërore kundër armëve bërthamore
Rreziku ndaj armëve bërthamore njihet gjerësisht. Në kuadër të ndërgjegjësimit të masës, bota ka ndërmarrë së fundmi një fushatë për të folur pikërisht për rrezikun që armët bërthamore sjellin për njerëzimin, një fushatë ku është përfshirë edhe vendi ynë sigurisht.
Bëhet fjalë për një fushatë që ka për qëllim ndalimin e armëve bërthamore. Në këtë kuadër të saj zhvillohen një sërë aktivitetesh të ndryshme nga anëtarët e Fondacionit “ Së bashku” për të ndërgjegjësuar publikun shqiptar.
Të ftuar për këtë temë në studion e “Jeto me Orën” ishin Anisa Seferaj, eksperte e Fondacionit “Së Bashku”, Suela Lala, drejtore Ekzekutive e Fondacionit. Ekspertja Anisa Seferaj tregoi më tepër rreth fushatës për asgjesimin e armëve bërthamore.
“Fushata për asgjësimin e e armëve bërthamore ka bërë që shumë aktivist, organizata dhe jo vetëm por edhe të një sërë parlamentarëve të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre për t;u thënë ndal armëve bërthamore. Ka lindur si një rezultat i një traktati të miratuar nga disa vende të botës në vitin 2017 dhe të shtunën u bë një vit nga hyrja në fuqi e traktatit. Në kuadër të hyrjes në fuqi të traktatit të gjitha shtetet do të takohen në datën 22 dhe 24 mars për të diskutuar planet shumë vjeçare për të marrë masat për asgjësimin e armëve bërthamore. Ajo që ne duam të realizojmë është që të informojmë sa më shumë shtetin shqiptar që të jetë si një shtet vëzhgues në këtë takim” u shpreh ekspertja Seferaj.
Ndërsa drejtoresha e fondacionit “Së bashku” Suela Lala tregoi sesa nevojë kanë qytetarët shqiptar të dinë për këtë fushatë për asgjësimin e armëve bërthamore.
“Duket si një problem që është shumë larg nesh si qytetar të Shqipërisë dhe nuk na takon ne ta zgjidhim por duhet të kuptojmë se në demokraci angazhimi i njerëzve në këtë proces kaq të rëndësishëm është i nevojshëm.
Armët bërthamore përbëjnë kërcënimin më të madh ndaj njerëzimit si Hiroshima apo Nagasaki që pati shumë dëme dhe viktima. Por ajo çfarë njerëzit nuk din është se në shumë vende të botës janë testuar armë bërthamore dhe ende ndihen pasojat tek populli. Jo më kot kemi sëmundje kancerogjene të shtuara” u shpreh Lala.
Eskpertja tregoi edhe se çfarë rreziku kanë armët bërthamore për njerëzit.
“Janë armët më të rrezikshme që ekzistojnë por shpërthimi mund të vij jo vetëm si rezultat i një ndikimi drejtë luftës por edhe si rezultat i mirëmbajtjes. Sikur vetëm një armë bërthamore të shpërthej në New York mund të shkaktojë 500 e 80 mijë të vdekur dhe shumë dëme të tjera materiale dhe ekonomike” u shpreh Seferaj.
Suela Lala tregoi edhe se çfarë do të diskutohet në takimin e traktatit.
“Në këtë takim do të diskutohet së pari çfarë ka ndryshuar në ligj pas hyrjes në fuqi të këtij traktati. Por një çështje shumë e rëndësishme është parimi i mjediseve të kontaminuara nga armët bërthamore. Tashmë ato zona janë bërë të pabanueshme. Shumë kompani apo vende në botë i çojnë fondet publike për të investuar për armët bërthamore” u shpreh Lala.
Ajo tregoi edhe vendet që kanë armë bërthamore si SHBA, Rusi, Izrael, Koreja e Veriut dhe shumë të tjera. Ekpertja Seferaj tregoi edhe për qëndrimin që vendi jonë mbanë për armët bërthamore.
“Në vitin 2017 Shqipëria votoj pro armëve bërthamore por më vonë ka njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara se ka votuar gabimisht por ne jemi në shtetet nënombrell që quhemi si shtet që jemi pro përdorimit në raste nevojë të armëve bërthamore” u shpreh Seferaj.
Të ftuarat thanë që ata do ta vazhojnë fushatën me takime edhe në institucionet shtetërore dhe jo vetëm.