Subashi: Deri pasnesër marrim situatën nën kontroll, mbyllet fusha e plehrave e fillon inceneratori

Kur Fieri për të tretën ditë radhazi po “mbytet” nga tymi i djegieve të plehrave, mbrëmjen e sotme ka folur edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Sipas tij, maksimumi brenda dy ditësh problemi i djegies së mbetjeve urabane merr zgjidhje dhe situata do të jetë nën kontroll.

Ai tha se 30 gushti do të jetë afati maksimal i zgjidhjes përfundimtare të kësaj situate dhe më pas do të mbyllet fusha 74-vjeçare e venddepozitimit të mbetjeve urbane të Fierit për të filluar me inceneratorin.

Subashi: E mbani mend që në 2015 kemi marrë atë vendim për faktin se kjo situatë që shohim sot ka qenë e vazhdueshme ndër vite. Vazhdimisht plehrat digjeshin, kjo ishte arsyeja që njën dër vendimet e para ishte shpallja e emergjencës mjedisore. Mbi bazën e atij vendimi kishim mbështetjen e qeverisë. Sot që flasim ky problem është i zgjidhur. Sot kemi një vlerë të madhe publike që është gati të presë depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Ajo çfarë ka ngelur dhe ka mbetur në ditët e fundit është rehabilitimi i rrugëve që na çojnë tek inceneratori. Nuk kanë qenë rrugët e bëra. Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori ësthë e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjn shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin.

Subashi shtoi se e vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës, pasi zjarrfikëset nuk japin rezultat edhe pas mendimit të ekspertëve.

Subashi: Nëse punohet apo jo e shihni vetë, më vjen mirë se keni qenë këtu. Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme ëshët që situata është marrë nën kontroll. Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eleminojmë tymrat. Sa i përket atij që më thatë, ishte shfaqje, ‘shoë’ i radhës. Ka menduar të duket njëherë natën këtu ose i kanë thënë nga qendra të vij. Nëse do e kishte realisht shqetësim, sot ishte dita e tretë, do të ishin këtu, do të vinin.

EMISIONET