Studentja nga Bujanovci që kërkon të studiojë për mjekësi në Shqipëri
Këtë të hënë 23 studentë nga trojet shqiptare nga 30 në zhvilluan testimin e digjitalizuar për të fituar të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë ë Tiranë. Maturantet nga trojet shqiptare qe do te kalojnë provimin do të perfshihen ne detyrimin per te qendruar 5 vite dhe nuk do të perfshihen nga tarifat me te larta.
Lina Ebibi nga Bujanovci është 23 nga studentët e ardhur nga trojet shqiptare që kërkojnë të studiojnë për mjekësi në Shqipëri.
Ka emocione pasi provimi do të vendosë për të ardhmen e saj!
"Kam emcoiione shumë. Besoj se do fitoj. Jam e përgatitur", tha Ebibi.
Tregon se ka zgjedhur të studjojë në shqipëri për shkak se diploma e Kosovës nuk i njihet në të gjitha vendet
"Në Kosovë nuk njihet diploma. Kam ardhur në Shqipëri që ta kryej", tha Ebibi.
Ëndrrën për tu bërë mjeke e ka pasur që e vogël por ka pasur një tjetër shtysë nga vëllai i cili ndjek shkollën këtu në pot ë njëjtën degë.
"Që e vogël e kam dashur këtë profesion. Dua të ndihmoj njerëzit në nevojë", tha Ebibi.
Fadili babai i saj thotë se është krenar për vajzën e tij dhe i gatshëm ta shoqërojë atë në realizimin e endrrave
"Emocionet si prinda janë të pashmangshmë. Le ti prihet e mbara e të ketë sukses", tha babai i Ebibit.
Universiteti i mjekësisë ka vënë 30 kuota në dispozicion për matuirantët nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja).
Testi i digjitalizuar përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.
Ata që kalojnë provimin do të perfshihen ne detyrimin per te qendruar 5 vite dhe nuk do të perfshihen nga tarifat me te larta.