“Strategjia e PL e qartë”, Vasili: Të mos ndodhë tragjedia

“Strategjia e PL e qartë”, Vasili: Të mos ndodhë

Ashtu siç dhe është pohuar nga liderët e partive opozitare PL dhe PD, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili thotë se elementi kryesor është që opozita të kandidojë me kandidat të përbashkët.

Gjatë intervistës për RTV ORA Vasili u shpreh se strategjia është e qartë. Në zgjedhjet vendore do të jenë me kandidat unik të përbashkët që llogaridhënia të jetë sa më e fortë dhe të mos ndodhë ajo tragjedi që pushteti të jetë në një dorë.

Petrit Vasili: Opozita është mjaft e gjerë e duhet përfaqësuar e tëra. Është një front më i madh se PL dhe PD. Elementi kryesor është që opozita të kandidojë me kandidat të përbashkët. Strategjia është e qartë kandidat unik të përbashkët që llogaridhënia të jetë sa më e fortë dhe të mos ndodhë ajo tragjedi që pushteti të jetë në një dorë. Qeveria me paaftësinë e tyre i kanë bërë bashkitë si institucione të largëta të qytetarëve.

EMISIONET