Spiropali-Berishës: Edi Rama simbol i gazetarit të dhunuar, të zezat e medies vijnë nga ty

Në kuvend, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se Berisha flet për Edi Ramën si kreu i regjimit, por sipas saj ai është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt.

Ajo tha se të gjithë të zezat që i kanë ndodhur medies në vend janë pjesë e damkës që i është vënë Berishës për minimin e demokracisë.

Spiropali: Je nisur drejt rrugës qorre dhe i ke mbyllur çdo shteg dhe rrugë opozitës së këtij vendi. Ti për veten dhe familjen je i gatshëm të djegësh Shqipërinë. Kur del ti flet për lirinë e medies dhe përmend Edi Ramën në krye të regjimit, por Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin ka kaluar kur ti ike nga presidenca.

Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka ikur kur ti u largove nga kryeministria. Koha kur televizioneve u vihej shiriti dhe u shkonin tatimorët dhe u bllokoheshin llogaritë bankare, ka kaluar me ikjen tënde nga pushteti. Nuk duhet harruar se të gjithë të zezat që i kanë ndodhur medies në vend janë pjesë e damkës që të është vënë ty për minimin e demokracisë.

EMISIONET