Specialisti në Drejtorinë hetimore të policisë së shtetit kapet i dehur në makinë

Specialisti në Drejtorinë hetimore të policisë së

Një specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Mësohet se Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më 16 gusht 2022 është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën "Sulejman Delvina" ndērsa drejtonte mjetin tip "Mercedes Benz" nën efektin e pijeve alkolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

EMISIONET