SPAK hetime intensive për incineratorin e Tiranës, dyshime për skemë korruptive me zyrtarë

Pas mbylljes së hetimeve dhe dërgimit për gjykim të dy inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, SPAK ka nisur më hetimin intensive për inceneratorin e Tiranës.

Dyshimet janë se është ngritur nga një skeme korruptive ku përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë.

Burime zyrtare bëjnë më dije se prej 2 muajsh në prokurorinë e posaçme ka vëmendje të shtuar për djegësin e kryeqytetit, kjo edhe pas dërgimit në gjykim të dy dosjeve të para.

Por gjatë kësaj kohe hetuesit kanë konstatuar ose dyshuar se në inceneratorin e kryeqytet janë krijuar apo ndryshuar shoqëri pas shoqërie çka e bën më të vështirë gjetjen e pronarit real.

Për këtë arsye SPAK ka nën vëzhgimin e saj të gjithë shoqëritë që janë pjesë.

Edhe pse çështja është nën hetim nga struktura e posaçme, sipas SPAK shteti është i detyruar t’i paguaj koncesionarit pasi sipas ligjit është detyrim kontraktual.

Po ashtu një prej kompanive të procedura më herët për inceneratorin e Fierit sipas burimeve kishte aksione edhe në inceneratorin e Tiranës, por sipas SPAK duhet të provohet se ka paligjshmëri dhe më pas të veprohet për përgjegjësit.

Qeveria shqiptarë në vitin 2017 ka firmosur kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dukë ja besuar kompanisë Integrated Energy B.V SPV, pasi kjo firmë kishte marrë pjesë edhe në ndërtimin e dy inceneratorëve të tjerë.

Por kur behën gati 6 vite nga firmosja e kontratës inceneratori i Tiranës ende nuk është ndërtuar. Për nënshkrimin e kësaj kontrate opozita ka akuzuar se pjesë është dhe kryebashkiaku i Tiranës.

Ka qenë firma e cila ai ka hedhur për konfirmimin e koncesionit pa mbledhur këshillin bashkiak, por edhe pagesa 29 euro për ton janë bërë shkak për akuzat, por edhe për hetimet në komisionin e posaçëm parlamentar.

EMISIONET