Sotiraq Filo “nuk shkon” në fshat/ Ravoniku në Korçë pa asnjë investim, banorët: Bashkia nuk na përgjigjet!

Në zonat rurale të Shqipërisë investimet vijojnë të jenë të mangëta. Si qeveria edhe bashkitë janë përqëndruar kryesisht në qendrat e qyteteve, ndërsa në fshatra nuk kanë as rrugë, e as ujë. Banorët e fshatit Ravonik në Korçë vuajnë mungesën e një sërë shërbimesh, ndërsa thonë se Bashkia nuk u përgjigjet thirrjeve të tyre për investime.

Rruga që të çon drejt fshatit Ravonik të Korçës, prej vitesh është kthyer në një shqetësim real për banorët.

Verës pluhuri e gropat, e dimrit balta e uji e bëjnë këtë aks pothuajse të pakalueshëm.

"Ka katër vjet që thonë do ta bëjmë sot, do ta bëjmë nesër, rruga pa shtruar."

"Asfalto 30 metër këtu, 20 metër atje. Hidh zhavorr këtu dhe shih si e kanë lënë".

Kanalizimet e ujërave të zeza janë një tjetër problematikë e banorëve.

"Fshati ka probleme kanalizimet, nuk janë bërë në rregull. Premtime për fushatë dhe asgjë."

"Taksat i kam paguar, dua shërbim."

Ndërkohë fermerët thonë se janë të falimentuar jo vetëm nga rritja ekstreme e imputeve bujqësore por edhe mungesës së ujit për vaditje.

"Njëherë vjen, njëherë nuk vjen, nuk vaditim dot. Kam paguar për kanalizimet, ikën ato para. A vjen dy herë në vit apo jo."

Sipas banorëve edhe pse janë taksapagues të rregullt duket se në fshat bëhen investime minimaliste vetëm në raste fushatash elektorale, ndërsa Bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo nuk u përgjigjet thirrjeve të tyre për investime.

Sotiraq Filo “nuk shkon” në fshat/ Ravoniku në

Sotiraq Filo “nuk shkon” në fshat/ Ravoniku në

EMISIONET